• Qëllimet e shkollës International School of Prishtina janë që të ndjekë zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë hap pas hapi dhe t’ua transmetojë atë nxënësve në mësimdhënie, edukim, po ashtu edhe në infrastrukturën e shkollës.
  • Të punojë me metodat më efikase të cilat çojnë drejt ngritjes së suksesit, që të arrihen standardet më të larta të arsimit në botë.
  • Shkolla, nxënësit dhe prindërit bashkëpunojnë për t’u krijuar mundësi fëmijëve të mësojnë dhe të përfitojnë njohuri në mjedise të cilat mbështesin zhvillimin fizik, emocional, shoqëror dhe mësimor për çdo fëmijë.
  • Konceptimi dhe përvetësimi i gjuhëve të huaja si instrument i rëndësishëm zhvillimi në nivelet më të larta të tyre.
  • Të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis shkollës, prindërve dhe mësimdhënësve për formimin e përgjithshëm të fëmijëve, te të cilët shfaqen dukshëm elemente thelbësore jetësore.